HomeLajmi i Fundit

Aksident në Lezhë/ Fuoristrada përplas këmbësorin dhe largohet nga vendngjarja

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Mësohet se aksidenti ndodhi në fshatin Barbulloj e Re, ku personi i plagosur, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka qenë duke ecur në anë të rrugë, kur është përplasur nga një mjet tip fuoristradë. Drejtuesi i mjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

I aksidentuari është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.