HomeLajmi i Fundit

Aksident në Mirditë, humb jeten drejtuesi

aksident

Aksident me vdekje në fshatin Mashtërkor, Orosh të Mirditës.

Automjeti tip “Fuoristradë ML” , ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00 , në fshatin Mashtërkor, Orosh, Mirditë automjeti tip “Fuoristradë ML” , ka dalë nga rruga , ku për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, ende i pa identifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.