HomeLajmi i Fundit

Aksident në pikën e “errët” të Peqinit

Pasditen e sotme një aksident rrugor ka ndodhur në kryqëzimin e Gjocajt në Peqin, ku mjeti tip Toyota Yaris është përplasur me mjetin Ford, për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit.

Shpesh ky kryqëzim ka marrë shumë jetë njerëzish.

Vetëm pak ditë më parë, një 50-vjeçare humbi jetën dhe 5 të tjerë u  plagosën rëndë. Pavarësisht këtyre rasteve që janë raportuar nga autoritetet nuk është marrë asnjë masë për të shmangur aksidente të tjera.