HomeLajmi i Fundit

Aksident në Prrenjas, humb jetën 34-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar në fshatin Dritaj të Prrenjasit, ku një 34-vjeçar nga Korça i identifikuar me inicialet I.D. ka humbur jetën.

Informacion paraprak

Në rrugën rurale të fshatit Dritaj, Prrenjas, shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Korçë,  duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti  ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit ka humbur jetën në vendngjarje.  

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e shkakut të aksidenti.