HomeLajme

Aksident në Rrugën e Kombit, dy të plagosur

aksident

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor sot në dalje të Milotit. Ngjarja është regjistruar përgjatë Rrugës së Kombit.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një ‘Mercedes’ me targa të Kosovës, i cili goditi në pjesën e pasme një ‘Hyndai’ me targa AA 087 VI.

Fill pas aksidentit dy drejtuesit e mjeteve janë transportuar në spitalin e Kurbinit për të marrë ndihmë mjekësore. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.


TË NGJASHME