HomeSociale

Aksident tragjik, vdes mjeku shqiptar në Itali


Itali, një mjek shqiptar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas mediave vendase, mjeku 66-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është përfshirë në aksident dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Ai po udhëtonte me dy persona të tjerë në kohën kur makina tip “Benz Class’  u përplas  me ndarësen e autostradës dhe më pas u rrokullis disa herë.

Mjeku shqiptar mësohet se ka qenë i ulur në sediljen e pasme të mjetit, ndërsa përplasja ka qenë fatale për të. Pas përplasjes, 66-vjeçari ka dalë nga xhami i makinës dhe ka mbetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete.

Dy të tjerët u dërguan me shpejtësi në  spital, ku raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme dhe nuk kanë asnjë rrezik për jetën.


TË NGJASHME