HomeLajmi i Fundit

Aksidenti i frikshëm në aksin Elbasan- Tiranë/ Identifikohet viktima

Është identifikuara viktima që humbi jetën mbrëmjen e shkuar në aksin rrugor Tiranë- Elbasan.

Elton Maçolli, 42 vjeç humbi jetën e menjëhershme pasi makina të cilën drejtonte u përplas me një kamion.

Makina thuajse është kthyer në hekurishte nga përplasja e fortë. Si pasojë e përplasjes, makina që punonte me gaz shpërtheu, duke shkrumbuar viktimën.

Elton Muçolli punonte si pilot pranë repartit të Farkës. Maçolli me gradën nënoficer, ishte rreshter në Farkë, kur punonte si vinçier bordi helikopteri në bazën ajrore.

 Elton Muçolli është vëllai i deputetes socialiste, Blerina Gjylameti. Ata kanë humbur rreth një vit më parë edhe motrën e madhe.

elton