HomeLajme

Aksidenti i rëndë/ Shkon në dy numri i viktimave

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti i rëndë ka ndodhi mbrëme në rrethrrotullimin e Kolonjës në autostradën Fier-Lushnje.

Policia bën me dije se sot ka ndërruar jetë edhe një nga të plagosurit.

“Në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm, ku ndërroi jetë shtetasi J.Sh , 21 vjeç, ka ndërruar jetë edhe një prej të plagosurve, shtetasi A.Sh, 22 vjeç”- njofton policia.

Ndërkohë që shtetasi A.D, 16-vjeç, ndodhet në Spitalin e Traumës ne Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Fillimisht të plagosurit u dërguan në spitalin e Lushnjes. Të tre personat kanë qenë në një automjet tip Benz i cili ka dalë nga rruga dhe pasi është përplasur me bordurën anësore ka rënë në një kanal. Përplasja ka qenë tragjike për dy të rinjtë, njëri prej të cilëve humbi jetën në vend.


TË NGJASHME