HomeSociale

Aksidenti i rëndë, vdes në spital izraelitja, arrestohen dy shoferët

Turistja nga Izraeli nuk i ka mbijetuar dot plageve te marra nga aksidenti i djeshem, ne Elbasan, kur motocikleta me te cilen udhetonte si pasagjere u perplas me nje mjet “Toyota”, dhe me tej edhe me nje mjet “Audi”. 

“Per pasoje u demtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën”- njofton sot policia, duke bere me dije se ka shoqeruar edhe dy drejtuesit e mjeteve, si pergjegjes per aksidentin.

NJOFTIMI

Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme , në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjeria e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndëroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se:

Specialistët për Qarkullimin Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasit:F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç, banues në Zefat, Izrael.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.


TË NGJASHME