HomeSociale

Aksidenti në Shkodër/ Zbulohet identiteti i viktimave

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Bushat, ku raportohet se dy ferma kanë ndërruar jetë.

Nga aksidenti raportohet se kanë mbetur të plagosur edhe 4 persona të tjerë.

Mësohet se një mjet tip “Mitsubishi” dhe një mjet tip “Audi” janë përplasur në afërsi të fshatit Melgushe.

Ndërkohë shtetaset që kanë ndërruar jetë janë: Diana Mjeshtri 45 vjeçe dhe Luljeta Zefi 39 vjeçe banuese në Shkodër.

Të dëmtuar janë shtetasit L. K. 55 vjeç, E. P. 23 vjeç, J. P. 28 vjeç, B. M. 32 vjeçe dhe P. Z. 66 vjeç, të cilët u dërguan në Spitalin Rajonal Shkodër.


TË NGJASHME