HomeSociale

Aksidenti tragjik në Amerikë, vdesin burrë e grua nga Pogradeci

Burrë e grua nga Shqipëria gjejnë vdekjen në një aksident tragjik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Mediat e huaja shkruajnë se viktimat jane identifikuar si Muhamet Oparaku 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij Bukurie Oparaku 64 vjeç, të dy nga Pogradeci.

Ata kanë qënë me makinën e tyre tip Toyota Corolla kur janë përplasur nga një tjetër makinë që drejtohej nga 29-vjeçari Donald Kumar Davis. Policia ka bërë arrestimin e tij, si përgjegjës për aksidentin me vdekje të çiftit të shqiptarëve.

Muhamet Oparaku ka qenë shef policie në Pogradec, por dhjetë vite më parë se bashku me gruan emigruan ne SHBA.

Ndërkohë ka nisur një fushatë online për mbledhjen e fondeve për të bërë të mundur varrimin e tyre në Shqipëri, si dëshira e fundit e tyre.


TË NGJASHME