HomeLajmi i Fundit

Aksidenti tragjik në Durrës, reagon policia

Pas aksidentit tragjik në Durrës, ku humbi jetën një preson, ka reaguar zyrtarisht policia në një njoftim për mediat.

Sipas policisë thuhet se rreth orëns 20:10, në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të një karburanti, në Shkozet,  shtetasi P.T, duke ? drejtuar një mjet autobus tip “Skania”  është  përplasur me motorin tip “Dajang”, me drejtues shtetasin R. B, 25 vjeç, banues në lagjen nr 15 Durrës i cili  ka gjetur vdekjen.

Nga pamja e kamerave dhe veprimet paraprake rezulton se drejtuesi i motorit si pasojë e përplasjes nga autobusi është përplasur edhe me një mjet tjetër i cili e ka spostuar trupin e viktimës nga vendngjarja.

Ndërsa motorri është gjetur në vendngjarje poshtë autobusit. Punohet? për ? sqarimin e rrethaneve të ngjarjes .