HomeLajme

Aksidenti tragjik në Fushë Krujë, dalin emrat e viktimave

4 viktimat që humbën jetën tragjikisht mbrëme në aksidentin e rëndë që ndodhi në Fushë-Krujë, janë identifikuar si Fatlum Xhikoli, 33 vjeç, Arben Kani, 36 vjeç, Nazim Rrahmani, 36 vjeç, dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç.

Ata ishin duke udhëtuar me një mjet tip “Audi”, kur i kanë rënë nga pas një kamioni me targa kosovare.

Ngjara ndodhi në afërsi të fshatit Borizanë, ku fillimisht humbën jetën tre të rinj, ndërsa një i katërt ka ndërruar jetë pak momente më vonë.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 18.03.2020, rreth orës 20:30, në autostradën Fushë Krujë-Laç, një mjet tip “Audi”, i ka rënë nga mbrapa një kamioni me targa Kosove dhe për pasojë, kanë ndërruar jetë 3 shtetas që udhëtonin në mjetin “Audi” dhe një tjetër është dërguar në gjendje kritike për jetën në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


TË NGJASHME