HomeLajmi i Fundit

Aksidenti tragjik në Korçë, zbardhet identiteti i viktimës dhe i katër personave të plagosur, mes tyre edhe një i mitur

Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e sotme në Korçë, në fshatin Leshnicë të Korçës, ku një person humbi jetën, ndërsa katër të tjerë u plagosën.

Ndërkohë, viktima është identifikuar si Agron Qamo, 55-vjeç, ndërsa janë plagosur Danjel Hyka, 32-vjeç, i cili ishte drejtuesi i një prej automjeteve, Fiqirete Qamo, 49-vjeç, Gentjana Akballa dhe një i mitur, 10 vjeç, me inicialet K.A,.

ac997cc8-3659-4f06-9413-3da69a27f6be

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:00, ku u përfshinë dy automjete. Personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spital, pornuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore. Polica ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e aksidentit.

48bbf8c8-39aa-4f9a-9aed-81e07971823c