HomeRajon

Aksidenti tragjik në Shkup/ Zbulohet shkaku, në pranga 7 persona

Shkak për aksidentin tragjik që ndodhi në Shkup, ku humbën jetën 15 persona janë bërë frenat e parregullta dhe shpejtësia e madhe. Mediat maqedonase bëjnë të ditur se lidhur me këtë Prokuroria ka kërkuar arrest per shtatë persona, midis të cilëve pronari i kompanisë “Durmo turs” dhe shoferi i autobusit.

Prokurori Sasho Rajçev sot në konferencë për shtyp tha se PTHP-ja do të kërkojë arrest kundër tyre dhe do t’i caktohen masa sigurie. “Ekspertiza tregoi se arsyet kryesore për aksidentin kanë qenë frenat teknikisht të parregullta të autobusit dhe shpejtësia e madhe e lëvizjes mbi atë të lejuarën për shkak të së cilës shoferi e ka humbur kontrollin e autobusit. Shoferi ka lëvizur me 99 kilometra në orë, ndërsa shpejtësia e lejuar është 80 kilometra në orë”, tha Rajçev, raportojnë mediet maqedonase.

Aksidenti ka ndodhur më 13 mars, kur autobusi i kompanisë “Durmo turs” me 51 udhëtarë doli nga rruga Tetovë-Shkup dhe ra në humnerë pasi e depërtoi bordurën mbrojtëse në autostradë.


TË NGJASHME