HomeLajmi i Fundit

Aksidentohet rëndë 60-vjeçarja në Lushnjë

aksident

Një automjet tip fuoristradë ‘Nisan’ me targa AA473 JC ka përplasur 60-vjeçaren Liri Ndoni në qytetin e Lushnjes, e cila kishte dalë për të mbushur ujë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur ‘Pushimi i shoferit’ në fshatin Mertish.

Fill pas aksidentit gruaja është transportuar në gjendje të rëndë në spital. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

M.H/ GotaNews