HomeLajmi i Fundit

Aksidentohet teksa tentoi të arratisej, arrestohet 25-vjeçari

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin, B.H., 25 vjeç, banues në Elbasan, si dhe u proçedua penalisht në gjendje të lirë shtetasin, A.B., 19 vjeç, banues në Elbasan, pasi në fshatin Mengël , të dy në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kanosur me sende të forta një person me inicialet A.Ll.

25-vjeçari B.H, më pas është larguar nga vendngjarje me mjetin e tij dhe në lagjen “5 Maji” Elbasan, është përplasur me borduren e rrugës. Ndërsa gjatë shoqërimit në polici ai ka kundërshtuar dhe punonjësit e policisë.