HomeLajmi i Fundit

Aksion blic në Dublin, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Dy kushërinj shqiptarë, janë arrestuar në Dublin duke u cilësuar si ‘kapot’ e një prej organizatave kriminale më të mëdha në vend.

Gjat ë aksionit të fundit policor, në cilësinë e provave materiale, janë sekuestruar para, orë, bizhuteri dhe makina të shtrenjta.

Nga hetimet, ka rezultuar se grupi kriminal ka qenë i përfshirë edhe në trafikun e qenieve njerëzore.

Sipas “The Irish Sun” përfitimet që nxirrnin nga aktivitetet kriminale i përdornin për ngritjen e bizneseve nga ato të makinave tek restorantet.

Sipas nje burimi nga grupi hetimor, “operacioni i fundit kishte në shënjestër një bandë kriminale që përfitonte shuma të mëdha parash nga ky aktivitet i paligjshëm”.

Policia bastisi disa objekte përfshire banesa, lokale dhe dy biznesve të tjera. Kontrolli zbuloi shuma të mëdha parash që u sekuestruan.