HomeLajmi i Fundit

Aksion i madh në Kosovë, forca të shumta policie

Në aksion policor ka nisur që në mëngjes sot në veri të Mitrovicës. Mediat kosovare raportojnë se qëllimi i këtij aksioni ka qenë kapja e disa personave të dyshuar për veprën penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.

Aksioni është duke vijuar akoma.

Këtë e ka konfirmuar për Express Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë Speciale e Republikës së Kosovës

“Ky aksion është duke u bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, si dhe është vazhdim i aksionit te mëparshëm, për arrestimin e tre të dyshuarve për veprat penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.

Aksionin e ka konfirmuar edhe zv.drejtori i policisë së Kosovës në Veri Besim Hoti.