HomeLajmi i Fundit

Aksion kundër informalitetit, sekuestrohen miliona lekë

Policia e Tiranës vijojn pa ndërprerë operacionet policore kundër informalitetit. Ditën e sotme ajo njofton se ka realizuar me sukses dy operacione “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë “.

Për pasojë janë sekuestuar 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë dhe janë proceduar penalisht 7 shtetas, për ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare.

Tiranë

Vijojnë pa ndërprerë operacionet policore kundër informalitetit.

Finalizohen dy operacione “Për goditjen e aktiviteteve të paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë “.

Procedohen penalisht 7 shtetas, për ushtrim pa licencë të veprimtarive financiare.

Sekuestrohen 21 milionë lekë, 23300 euro dhe 9500 dollarë.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të planit të masave “Për goditjen e aktiviteteve të Paligjshme në zonën pranë Bankës së Shqipërisë“, janë organizuar shërbime të herëpashershme, së bashku me shërbimet e Komisariatit Nr. 3 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponjat”.

Si rezultat i kontrolleve të befasishme janë realizuar dy goditje të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, duke proceduar penalisht 7 shtetas, konkretisht: M. H, Sh. Sh, L. J, R. F, A. Z, A. M. dhe Y. M.

K.S/ GotaNews