HomePolitikë

Aksionet e opozitës/ Zogaj kundër Zekthit

Opozita proteston në 11 maj sërish, ndërsa çdo të enjte do të vazhdojë të bllokojë rrugët. Në emisionin Opinion është diskutuar mbi aksionin e opozitës, ku analistët mbajnë qëndrime të ndryshme.

Fitim Zekthi: Kjo do shkojë duke u radikalziuar në vazhdim. I ka hipur makinës së opozitës, i thotë qeverisë unë do të bie drejt ose hap rrugë. Janë hapa normale që bëhen dhe në botë. Gjendja politike nuk mund të ketë zgjidhje tjetër. Mund të ketë grevë urie, mund të ketë molotov. Format mund të jenë nga më të ndryshmet. Kjo krizë nuk zgjidhet pa u acaruar. Duke ardhur duke u thelluar do vijë më pas një zgjidhje.

Preç Zogaj: Janë dy lloj, një bllokim i lajmëruar, që është formë e njohur, i ka aplikuar dhe kjo qeveri që është sot kur ishte në opozitë. Duhet llogaritur dhe si është reagimi i njerëzve, këtë duhet ta vërë në kandar opozita. Këto janë protesta të njoftuara. Bllokimi i rrugëve në botë nuk bëhet nga parti që duan të vijnë në pushtet. Këto protesta të pa njoftuara duhet të marrin parasysh dhe kundër veprimin. /Opinion.al


TË NGJASHME