HomeLajmi i Fundit

Aksioni i befasishëm që vuri në pranga tre shqiptarë

Tre shqiptare jane arrestuar nga policia italiane gjate nje aksioni antidroge. Mediat fqinje shkruajne sot se policia ka zbuluar nje shtepi ne Bolonja e kthyer ne nje “baze” droge.

Agjentët e policise pas informacioneve qe kishin mbledhur ushtruan kontroll në një shtëpi, qe ishte bere baza droge dhe arrestuan aty tre shtetas shqiptare.

Ne banese u gjeten 50 kilogramë marijuanë, 500 gram kokainë, dy kilogram hashash, material për paketimin e drogës dhe 11 mijë euro para cash.

Droga, njoftoi policia, ishte e destinuar të furnizonte tregun e qytetit pas periudhës së verës.