Lajme Lajmi i Fundit

Aksioni i policisë greke, sekuestrohet veliera me 1 ton drogë

Policia greke, ka arritur të sekuestrojë një velierë e cila ishte ngarkuar me mbi 1 tonë drogë. Veliera ishte nisur nga brigjet shqiptare dhe sipas raportimeve të mediave greke në të gjendeshin 1 ton e 65 kilogramë e 750 gramë marijuanë. Droga kishte si destinacion Turqinë ku do të shkëmbehej me heroinë të pastër.

Ndërkohë, policia ka arrestuar dy persona nga Ukraina, 28 dhe 42 vjeç, të cilët ndodheshin në velierën e mbushur me drogë.

Nga ana e saj, policia greke po heton nëse kapja e kësaj veliere ka lidhje me ngjarjen e 4 majit në Sivota, Igumenicë, ku një tjetër velierë e quajtur “My Melody”, u dyshua për trafik të paligjshëm, por drejtuesi shtoi shpejtësinë dhe më pas i vuri zjarrin anijes, prej ku dy marinarë tentuan të largohen me një mjet ndihmës, ndërsa pronari i saj nuk është gjetur ende.

Burime konfidenciale bëjnë me dije se veliera e kapur quhet “My Dream” dhe ka qenë në gjirin e Sarandës disa kohë më parë për t’u furnizuar me karburant.

Related posts

LSI: Kërkesat e studentëve të kthehen në ndryshime ligjore

Mila

Afrikë, vriten 100 persona në një fshat

Klaudia gotanews

Jennifer Lopez prezanton këngën e saj më të re

artur
Na Kontaktoni!