HomeLajmi i Fundit

Aksioni i Policisë Rrugore, pranga 17 shoferëve

17 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 117 leje drejtimi të pezulluara është bilanci i aksionit të policisë rrugore të kryeqytetit përgjatë javës së kaluar.

Nga 17 drejtuesit e arrestuar, 7 janë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 të papajisur me leje drejtimi si dhe 2 drejtues mjeti për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sa i takon pezullimit të lejeve të drejtimit, 33 janë pezulluar për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 39 për shpejtësi mbi normat e lejuara si dhe 45 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

proceduar administrativisht 17 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie dhe gara me shpejtësi.

Gjithashtu janë proceduar administrativisht 56  drejtues mjetesh për xhamat e portave të para të errësuar.

-Janë proceduar administrativisht 2 drejtues mjetesh për posedim të sistemeve shtesë pamore dhe  zanore.

– Janë proceduar administrativisht 425 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

-Janë proceduar administrativisht 121 drejtues motomjetesh për mosperdorim të kaskës mbrojtëse.

-Janë proceduar administrativisht 78 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

– Janë vendosur 3200 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.