HomeSociale

Aksioni kundër informailtetit, Braçe paralajmëron abuzuesit

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar pas operacionit ku u arrestuan tetë persona në Tiranë për veprën penale të falsifikimit.  Ai thekson se aksionet kundër informalitetit dhe shkeljes së ligjit do të vijojnë në të gjithë vendin, ndërsa shtoi se nuk do të kursehet asnjë abuzues.

Personat e arrestuar dyshohen se kanë falsifikuar në bashkëpunim me njëri tjetrin 150 mijë bileta transporti. Numri dy i qeverisë thekson se aksionet e tilla nuk janë “një shaka por thjesht zbatimi i ligjit”. Mes tjerash ai fton të gjithë të qytetarët dhe subjektet tregtare të tregohen të kujdesshme, pasi në të kundërt i pret ndëshkimi sipas ligjit.

Postimi i Braçes:

VAZHDONI MERRENI ME TE QESHUR! NUK ESHTE LOJE! PALIGJSHMERIA PO U MERR NE QAFE!
NUK U KERKON KURRKUSH ASGJE TJETER VEC TE JENI TE LIGJSHEM, TE PAGUANI TAKSAT!
Vjet ne dhjetor, pak pas miratimit te paketes fiskale, prita e degjova ne Kuvend, perfaqesues nga sipermarrja e transportit urban. Me listuan disa shqetesime dhe,  per cdo shqetesim kishin edhe  llogarine pas, ate llogari ekonomike mbi baze te te ciles kerkuan edhe nje here, ose subvencionim, ose rritje te cmimit te biletes, ose perjashtim ose ulje te tatimeve!

Kur pashe te dhenat e inspektoreve te hetimit tatimor Rajoni Qendror-ata zbuluan skemen, kuptova qe xhiroja, te ardhurat e tyre, as qe ishte reale; ishte produkt i fallsifikimit, mashtrimit, vjedhjes dhe evazionit; Ishte me e vogel se realisht, thjesht e vetem prej mashtrimit. Per pasoje, llogaria ekonomike qe me bene sy me sy ishte e rreme! Vijoj te mendoj se, mosdokumentimi i cdo transaksioni te kryer per ti ikur tatimeve e taksave, per te marre favore e deri rimbursim, eshte shkelje e shumefishte e ligjit; JU MERR NE QAFE!

Ti hysh rruges se mashtrimit  edhe per 40 leke-sic keto biletat, nuk ja vlen, nuk ju duhet! Rrini te ligjshem, fitoni ate qe ju takon, paguani tatimet per ate qe qarkulloni e per ate qe fitoni; Shiheni, ju kushton shume me lire! Ne na duhet vec kjo; Te jeni te ligjshem, te punoni e fitoni, nuk na duhet as bllokimi e nuk na duhen as prangat per ju!
Vec ate qe ka percaktuar ligji! Aaa dhe nje gje; Mos genjeni! Mbi te gjitha mos genjeni duke e pare tjetrin ne sy!


TË NGJASHME