Aktualitet Lajme Politikë

Aksioni kundër informalitetit me karburantet/ Paralajmërimi për këto dy kategori, Braçe

Janë dy kategori biznesesh të mëdha të cilat merrem me karburantet të cilat duhet të bëjnë kujdes dhe kanë afat deri në fund të muajit shtator për të certifikuar kapacitetet e depoizitave që mbajnë në ambientet e kompanive.

Zv/kryeministri Erion Brace në një dalje për mediat, ka bërë me dije se aksioni kundër informalitetit do të shtrihet nga sot e tutje edhe “te konsumatorët e mëdhenj të karburantebe në vend që zënë gati 40-45 % të konsumit të karburanteve ne Shqipëri”.

“Doja ti bëja një thirrje dy kategorive, konsumatorë të mëdhenj që kanë depotiza në ambientet e kompanitë e mëdha të ndërtimit, të ndërtimit të rrugëve, të prodhimit të materialeve të ndërtimit dhe trasnsportit, si kompanitë e distribucionit, të ofrimit të shërbimeve në tregti, për kompanitë e mëdha edhe të prodhimt, që prodhojnë në krahun tjetër produkte të ndryshme që kanë depozita në ambientet e tyre dhe për fat të keq janë të pacertfikuara nga autoritett ligjore, për kapacitetet dhe në disa raste kur operojnë me pompa, janë edhë në kushtet e moscertifikimit dhe mosfiskalizimit të tyre.

Që nga sot deri në fund të shtatorit, secili ka kohën e mjaftueshme t’i drejtohet organeve ligjore për të certifikuar kapcitetet e depozitave të tyre që autoritetet të kenë dijeni për konsumin e tyre të karburantit.

Përtej kësaj ka edhe një katgori tjetër që sjell në vëmendje faktin që kanë depozita pranë kompanive por mbi të gjitha nuk konsumojnë naftë por janë pjesë e operacioneve në letra të tregtimit të karburanteve.

Secili do jetë pjesë e hetimit dhe bashkë me të, për këtë paligjshmëri do mbajnë përgjegjësi edhe gjithë inspektorët e organeve fiskale që kanë lejuar e certifikuar këtë paligjshmëri”, tha Brace.

Related posts

Sot seancë plenare/ Opozita përshkallëzon aksionin, bllokon 5 akse kombëtare

Xhensila Gotanews

Pas takimit me Bashën, Meta bën tjetër lëvizje

Xhensila Gotanews

Ministri gjerman takim me Cakajn: Shqipëria meriton hapjen e negociatave

Xhensila Gotanews
Na Kontaktoni!