HomeLajmi i Fundit

Aksioni në Pogradec, arrestohen në flagrancë 6 të rinj, 1 në kërkim

Policia e Korçës dhe ajo e Pogradecit kanë vënë në pranga 5 të rinj dhe një e kanë shpallur në kërkim, pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të kolonin përtej kufirit 19 klandestine, kundrejt një pagese prej 1 mije deri në 1500 euro.

Operacioni i koduar “Klandestinët” ,  ka goditur dy raste, të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
• H.H, 30 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
• B.Gj, 27 vjeç, banues në fshatin Domje, Tiranë.
• A.B, 19 vjeç, banues në Kamëz, (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”).
• E.I, 27 vjeç, banues në Tiranë.
• M.M, 20 vjec, banues në Tiranë.
Si edhe është shpallur në kërkim shtetasi:
• E.K, 29 vjeç, banues në Domje, Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se pesë shtetasit H.H; B.Gj; A.B; E.I dhe E.K, në periferi të qytetit të Bilishtit, kanë marrë në mjetin tip minibus, të markës “Volkswagen”, 15 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e tyre më pas drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 1000 deri në 1500 Euro secili. Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë në dalje të Pogradecit shtetasit A.B dhe E.I, nuk i janë bindur urdhërit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por falë ndërhyrjes së menjëhershme është bërë e mundur ndalimi dhe arrestimi i tyre në flagrancë.

Gjithashtu në fshatin Memëlisht, Pogradec, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin M.M, duke transportuar me mjetin tip “Peugeot”, 4 shtetas të huaj.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 298/3, 242 e 25, si edhe 298/2 të Kodit Penal.