HomePolitikë

Aksioni opozitar/ Takimi me Bashën në selinë e PD, flet Kryemadhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar sot nje takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ne mbyllje te takimit, ne nje pronocnim per mediat ajo ka theksuar se aksioni opozitar do te vijoje.

Pa dhene detaje rreth aksionit, Kryemadhi ka theksuar se “largimi i Rames eshte tashme kusht i shqiptareve dhe jo i opozites”.

“Arroganca ka zaptuar jetën e çdo qytetari, aksioni opozitar do të vazhdojë ashtu siç është i drejtëpërdrejtë për të zgjuar çdo qelizë të shqiptarëve”- ka thene ajo.

Takimi u be nje dite pasi u mesua se selia blu kishte përgatitur një raport për 30 qershorin, që do t’ia paraqesë partnerëve ndërkombëtarë dhe nderkohe qe pritet qe opozita te rinise intensivisht protestat.

Mesohet se neser kryedemokrati Basha pritet te zhvilloje takimin edhe me aleatet e tjere, ne vijim te strategjise per aksionin opozitar.

Ne raportin e pergatitur per 30 qershorin ka të detajuara shkeljet dhe paligjshmëritë në zgjedhjet e 30 qershorit me prova konkrete që implikojnë Partinë Socialiste.

Mësohet se fillimisht raporti i PD-së i është dorëzuar misionit ndërkombëtar të vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it.

Nderkohe, sezoni i ri politik që sapo ka nisur, pritet të kulmojë me protesta në çdo qytet dhe në Tiranë, të cilat do të jenë të mëdha dhe agresive sipas eksponentëve të opozitës.

Kete e ka bere te ditur dje edhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i cili ka thene ne  nje prononcim per mediat se “rruga e protestës mbetet kryesorja për opozitën shqiptare, në kushtet e krizës politike”.


TË NGJASHME