HomeLajme

Aksioni në Selenicë/ Reagon Lleshaj: Luftë të paepur krimit!

lleshaj

Ka reaguar ministri Sandër Lleshaj pas arrestimit të Tesilvan Basho, i cili ishte konsideruar si një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i dënuar në Itali me burgim të përjetshëm për vrasje, si dhe me precedent të theksuar kriminal në Shqipëri.

“Finalizimi i suksesshëm i këtij operacioni provon qartazi nivelin e integritetit dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, e cila po e rrit përditë forcën e saj goditëse ndaj krimit”, shkruan Lleshaj.

Ministri Lleshaj në fb:

Policia e Shtetit arrestoi sot në Selenicë një ndër kriminelët më të rrezikshëm në vend, një vrasës të shumëfishtë, të arratisur nga burgu në Itali dhe të dyshuar edhe për vepra të tjera të rënda.

Finalizimi i suksesshëm i këtij operacioni provon qartazi nivelin e integritetit dhe profesionalizmit të Policisë së Shtetit, e cila po e rrit përditë forcën e saj goditëse ndaj krimit.

Por kjo është vetëm NJË goditje e radhës në serinë e pandalshme që vijon.
Vullneti politik për luftën kundër krimit, është i paepur.

Policia e Shtetit është plotësisht e motivuar dhe mbështetja e bashkëpunimi i qytetarëve për të, në funksion të një Shqipërie me të drejtë dhe më të sigurtë, është në rritje të vazhdueshme.

Vlora duhet të ndihet sot edhe më e qetë dhe më e sigurtë, ndërsa Policia e Shtetit më krenare për operacionin e planifikuar dhe finalizuar me mjeshtëri profesionale.

Përgëzime dhe respekt për të gjithë ata pjesëtarë të PSH që kontribuuan në këtë sukses.

Ndërkohë, operacioni vazhdon… ??????????


TË NGJASHME