HomePolitikë

Aksioni politik, Kryemadhi flet për mjete demokratike

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se nuk ka tërheqje nga aksioni politik dhe kësisoj do vijohet ende me mjete demokratike kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Për Kryemadhin mjetet demokratike janë një armë e fortë e opozitës, sepse nuk jemi në mesjetë apo në kohën e shpatave dhe të shigjetave që duhet të rrëmbejmë armët.

“Nuk mund të them këtë sepse normalisht që mediat dhe njerëz të tjerë të cilët duan të kenë ngjarje politike, do të kërkonin  një konflikt trup më trup të opozitës me mazhorancën. Nuk mendoj që ne jemi në mesjetë apo në kohën e shpatave dhe të shigjetave që duhet të rrëmbejmë armët. Ky është veprimi i fundit që mund të bëjë një popull ndaj një diktature, duke konsumuar të gjitha mjetet demokratike dhe duke konsumuar çdo proces demokratik që ka të bëjë për rivendosjes e rendit kushtetues”, tha Kryemadhi.

E pyetur nëse ka ende mjete demokratike që duhen konsumuar nga opozita, Kryemadhi në një intervistë për Ora News pohoi se ka ende strategji të cilat janë në funksion të veprimeve demokratike. Ajo theksoi se ushtria që do të përdorë Edi Rama kundër shqiptarëve janë ata që e urrejnë kryeministrin.

“Sigurisht që ka ende mjete demokratike. Ka ende strategji të cilat janë në funksion të veprimeve demokratike ajo që ne mendojmë është që mos mendoni që ushtria që do të përdorë Edi Rama kundër shqiptarëve janë ata që e duan më shumë Ramën. Përkundrazi janë ata që urrejnë më shumë Edi Ramën. Do të shikoni që në janar e gjithë armata e tij e policisë dhe e ushtrisë do të jenë që nuk do kenë mundësi të paguajnë rrogat me ta.

Armata e mjekëve dhe infermierë që janë like dhe sharë në Facebook-un e z.Rama apo që janë pjesëtarë të aktiviteteve të Ramës në bashkëbisedimet e tij me qeverisjen që duan, janë ata që nuk do të paguhen etj kështu me radhë. Pra mos të mendojmë që kemi një situatë ajo që shikojmë mëngjes për mëngjes “Photo of the day” të kryeministrit apo të Rilindjes.

Por ajo që është më e rëndësishmja, mjafton të dilni në rrugicat qoftë dhe këtu në Bllok të Tiranës, do të shikoni që ‘Photo of the day’ është mjerimi, varfëria, papunësia, është mungesa e shpresës. Rama  jo vetëm që është i vetëkënaqur por ka një problem tjetër të cilin nuk e zgjidhim dot me mjete politike por me mjete mjekësore, gjë për të cilën duhet një komision shëndetësor për të bërë analizën shëndetësore dhe psikike të tij”, tha Kryemadhi.


TË NGJASHME