HomePolitikë

Aktakuzat ndaj Thaçit dhe Veselit, Rama: Njollë turpi e shekullit XXI

Kryeministri Edi Rama konfirmon vizitën e tij dy ditore në Kosovë, ku do të zhvillojë takime me krerë të shtetit dhe politikës në Kosovë.

Pas aktakuzave të ngritura nga Zyra e Prokurorisë Speciale me seli në Hagë ndaj presidentit Thaçi, kreut të PDK Veseli dhe disa personave të tjerë për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit, Rama ka shprehur mbështetjen e tij.

Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se ka shkuar në Kosovë për të mësuar më shumë në lidhje me akuzat ndaj Thaçit dhe Veselit.

Sipas Ramës, akuzat e ngritura ndaj tyre do të hyjnë si një njollë turpi në shekullin e XXI në historinë botërore të drejtësisë.

Postimi i Ramës

NË PRISHTINË PËR TË DËGJUAR DHE MËSUAR MË SHUMË PAS FLETË-RRUFESË SPECIALE QË DO TË HYJË SI NJOLLË TURPI E SHEKULLIT XXI NË HISTORINË BOTËRORE TË DREJTËSISË,E CILA PRAKTIKËN E AKUZËS PUBLIKE PA AKTAKUZË JURIDIKE E KA NJOHUR VEÇ NË EPOKAT E SUNDIMEVE IDEOLOGJIKE A PARA TYRE!

K.S/GotaNews


TË NGJASHME