HomeSport

Akti i dytë i Ajax-Tottenham/ Sfida për finalen e Champions League

Pas një gjysmëfinaleje të mbushur plot emocion dhe me kalimin e Liverpool në finalen e madhe të Champions League, sot është radha e gjysmëfinales tjetër mes Ajax dhe Tottenham. Në “Amsterdam Arena”, sot do të jetë një tjetër gjysmefinale emocionuese dhe do të përcaktohet edhe skuadra tjetër finaliste.

Përveç faktit që luajnë në shtëpi, holandezët kanë edhe avantazhin pas fitores 1-0 në Londër. Këtë sezon ka një ecuri mbreslënëse, sidomos në ndeshjet në shtëpi ku në 24 ndeshje, ka humbur vetëm 1.

Nga ana tjetër, Tottenham do të mundohet të përsërisë Liverpool, për përmbysjen e rezultatit dhe në këtë mënyrë të sigurojë finalen e Champions League, që do të ishte historike për klubin sepse nëse arrihet do të ishte hera e parë që ekipi arrin në finale.

Veç përballjes Ajax-Tottenham, do të ketë edhe një mini përballje mes dysheve Schone-De Jong dhe Eriksen e Sissoko. Vlen për tu përmendur që Eriksen kthehet në Amsterdam si një ish-lojtar i Ajax.

Përsa i përket lojtarëve që janë në dispozicion të trajnerëve Ten hag dhe Pochettino. Te Ajaxi mungon vetëm Bandè ndërkohë që në dyshim është braziliani Neres, ndërsa te Tottenham rikthehet koreano-jugori Son, por nuk do të jenë Harry Kane, Winks dhe Sanchez.

Këto dy ekipe, janë përballur tre herë mes tyre në arenën ndërkombëtare, ku 2 herë, ka fituar Tottenham, ndërsa Ajax ka shënuar vetëm një fitore, atë të arritur javën e kaluar.


TË NGJASHME