HomeShëndeti

Aktiviteti fizik zvogëlon rrezikun e dhimbjes së shpinës tek fëmijët

Të gjithë ne e dimë sesa rëndësi ka aktiviteti fizik si tek të rriturit ashtu dhe tek fëmijët.

Por nga tani dhe tutje është një faktor tepër i rëndësishëm që duhet ti inkurajoni më shumë fëmijët që të ushtojnë aktivitet fizik si : not, futboll, balet ose ndonjë lloj tjetër aktivitet lëvizës në mënyrë që të zvogëlojë rrezikun e dhimbjes së shpinës.

Kohët e fundit është rritur numri i fëmijëve që vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Kjo gjë mund të fillojë edhe në moshën e pubertetit.

Arsyet kryesore janë, qëndrimi ulur për orë të tëra në shkollë, por edhe qëndrimi  para televizorit ose tabletit.

Ekspertët i këshillojnë prindërit që ti regjistrojnë fëmijët e tyre në aktivitete fizike. Sipas statistikave, mesatarisht, fëmijët luajnë vetëm një orë në javë. Gjithashtu gjithnjë e më shumë fëmijë kanë  televizor , tablet dhe kompjuter në dhomën e tyre.  Kjo gjë ndikon që ata të qëndrojnë më shumë shtrirë ose ulur në krevat.


TË NGJASHME