Botë Kronikë Lajme

Aktori i famshëm akuzohet për ngacmim seksual

Aktori i njohur James Franco është akuzuar për ngacmim seksual. Dy ish- studentet e tij Sarah Tither-Kaplan dhe Toni Gaal, të cilat kanë qenë pjesë e shkollës së filmit ‘Playhouse Studio 4’ e drejtuar nga Franco akuzojnë aktorin për ngacmime në vitin 2014.

Sipas tyre 41-vjeçari bëntë sjellje të papërshtatshme seksuale në këmbim të një roli të veçantë për projektet e tij. Ai i kërkonte vajzave të zhvisheshin para tij dhe miqve të tij. Shkolla e ndodhur në Los Anxhelos, i mësonte studentët e saj, se si të bëheshin aktorë profesionistë, por më e rëndësishmja, ajo i mësonte ata se si të punësoheshin nga studiot e filmave më prestigjozë në vend.

James Franco ka mohuar në mënyrë kategorike kërkimin e favoreve seksuale në këmbim të vëndeve të punës, duke thënë se ai nuk ka nevojë për të bërë gjëra të tilla pasi femrat i vinë vete, e ndërsa për skenat erotike gjatë xhirimeve, ai u shpreh se një film përmban gjithçka brënda tij, dhe se aktoret duhet të jenë të gatshme dhe të hapura për të bërë çdo gjë përpara kamerave.

Related posts

“Telegraph”: Prindërit shqiptarë dërgojnë djemtë e tyre në Britani për të punuar për organizatat kriminale të drogës

Mila

Ura Vajgurore, i vendosin eksploziv bankomatit gjatë natës

Mila

Kashmir, përplasje me armë zjarri, dy persona humbin jetën

Mila
Na Kontaktoni!