HomeShowbiz

Aktori i “Joker” pritet të bëhet baba për herë të parë

Joaquin Phoenix pritet të bëhet së shpejti baba. Joaquin Phoenix aktori i filmit ‘Joker’ dhe partnerja e tij, Rooney Mara janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Edhe pse kanë dashur që këtë lajm të bukur ta mbanin sekret duket se ccifti nuk ia doli mbanë për shumë gjatë pasi lajmi u përhap menjëherë në mediat rozë.

Për ‘Page Six’ një burim ka treguar se Mara është shfaqur në rrugë e veshur me rroba të gjera për të mbuluar barkun e rrumbullakosur dhe se besohet se ajo mund të jetë rreth gjashtë muajshe shtatzënë.


Phoenix dhe Mara janë takuar për herë të parë në setin e filmit “Her”, por u desh të ribashkoheshin në 2018-ën, në filmin “Mary Magdalene”, për t’u lidhur së bashku.

Ky është fëmija i parë i çiftit, gjinia e të cilit ende nuk është bërë publike.


TË NGJASHME