HomeShowbiz

Aktori i mirënjohur Gazmend Paja flet per “largimin” nga Portokalli

Aktori i mirënjohur i televizionit shqiptar Gazmend Paja është pyetur se kur do të largohet nga spektakli i humorit “Portokalli”, në emisionin ‘Motor Plus’.

Ai ka deklaruar se aktorët janë njësoj si futbollistët, ku në momentin që do të marrë një ofertë më të mirë do të largohet.

“Ne jemi si futbollistët, vëlla, nëse dikush na ofron diçka më të mirë pse jo. Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat sigurisht që do të shikoj punën time.

Për momentin jam mirë tek Portokalli, nëse Top Channel nuk vazhdon në linjat që unë kam nisur unë shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare.

Sepse pazaret i kam bërë me një burrë tjetër që fatkeqësisht nuk është më. Unë jam në Portokalli por nuk përjashtoj mundësinë të jem kudo”, është shprehur Paja.


TË NGJASHME