HomeShowbiz

Aktori i njohur pozon për herë të parë me dhjetë fëmijët e tij

Në moshën 57-vjeçare, Eddie Murphy është një baba për rekord, pasi është shtuar me fëmijën e 10-të! Aktori i famshëm amerikan ka sjell për herë të parë imazhin me dhjetë fëmijët e tij për Krishtlindje.

Ai e ruan me fanatizëm familjen pasi rrallëherë i ka publikuar fëmijët në rrjetet më të frekuentuara sociale.

Duhet theksuar se, Edi aktualisht është në një marrëdhënie me modelen australiane, Paige Butcher, me të cilën ka një vajzë dhe djalë.

Aktori i “Beverly Hills Cop” është tashmë baba i Eric, 29 vjeç, fëmijë nga martesa me Paulette McNeely; Christian, 28 vjeç, nga martesa me Tamara Hood; Bria 26, Myles 24, Shayne 23, Zola 18 dhe Bella 15 nga martesa me ish gruan e fundit Nicole Mitchell, nga e cila është divorcuar në 2006-ën pas 22 vitesh martese. Dhe e parafundit është Angel, 11 vjeç, fëmijë i ardhur nga lidhja me Melanie Brown, ish pjesëtare e grupit Spice Girls.
 

TË NGJASHME