HomeShowbiz

Aktori i ri në rolin e James Bond mund të jetë një nga djemtë më simpatikë të kinematografisë

Chris Hemsworth mund të jetë së shpejti ‘Agjenti 007’ dhe këtë e ka pranuar vetë aktori. Në një intervistë për ‘Balance Magazine’ ai ka thënë se do të donte shumë të luante rolin e James Bond pasi aktori aktual, Daniel Craig të heqë dorë përfundimisht.

35-vjeçari mendon se është shumë i përgatitur për një rol të atij niveli pas pjesëmarrjes në filmin ‘Rush’ ku luajti rolin e protagonistit. “Nuk besoj se është dikush që nuk do të donte të ishte James Bond, do më pëlqente shumë”,-u shpreh Chris.

Kaq ka mjaftuar që fansat të flasin. Duke qenë se Hamsworth është një nga aktorët më simpatikë dhe më të adhuruar nga vajzat, komentet kanë qenë të shumta. Nëse kjo ëndërr e tij do realizohet nuk e dimë akoma, por nuk do të ishte çudi, pasi eksperienca e Chris me role të këtij niveli është e madhe. /revistawho.com


TË NGJASHME