HomeShowbiz

Aktori turk i jep fund lidhjes 3-vjeçare për një ‘like’

Shpesh herë rrjetet sociale bëhen shkak zënkash mes çifteve. Një like i njërit prej partnerëve tek një person i tretë, bëhet mollë sherri mes një çifti.

Aktori i famshëm turk Çagatay Ulusoy duket se e ka këtë problem xhelozie me të dashurën e tij, Duygu Sarisin. Mediat turke shkruajnë se çifti janë ndarë për shkak të xhelozisë së aktores.

“Sarp” i ka bërë like aktores tjetër Serenay Sarikaya dhe kjo ka qenë edhe zanafilla e debatit. Duygu thuhet se është larguar nga shtëpia e Sarp dhe po jeton tek e motra.

Çifti u njohën së bashku gjatë xhirimeve të serialit “I infiltruari”. Ata kanë arritur që ta mbajnë lidhjen e tyre 3-vjeçare larg vëmendjes së mediave dhe nuk kanë preferuar asnjëherë të shfaqen në publik së bashku.


TË NGJASHME