HomeShowbiz

Aktorja e Game of Thrones flet për krizë identiteti dhe lidhjen me Joe Jonas

Fatmirësisht ata gjetën njëri-tjetrin, pasi Sophie Turner po kalonte një periudhë të keqe para se të takonte të fejuarin e saj, Joe Jonas.

“Mendoj që për një kohë të gjatë nuk kam pasur një ndjenjë të vërtetë të vetes sime. Kam pasur pak krizë identiteti ku isha duke luajtur të gjithë këta njerëz dhe isha rritur më shpejt sesa mendoj  që duhej “, tha 23 vjeçarja për Glamour U.K.
“Nuk kisha mundur të përjetoja universitetin, ose thjesht të kaloja kohë me miqtë, kështu që për njëfarë kohe vazhdova të mendoj “Kush jam unë?” ”

Ylli i Game of Thrones vazhdoi: “Shumë nga lumturia ime tani ka të bëjë me të qenurit me një person me të cilin kam rënë në dashuri, i cili më do më shumë sesa ai e do veten dhe dëshiron të më shohë të gjej lumturinë time. Kjo ndoshta ishte gjëja më e madhe që më shtyu të gjeja kush jam dhe të gjeja lumturinë time në gjëra të tjera jashtë aktrimit.”

Aktorja britanike u pa për herë të parë me anëtarin e Jonas Brothers në tetor 2016, pasi festuan bashkë për Halloween. Pothuajse një vit më vonë, çifti postoi për fejesën e tyre nëpër rrjetet sociale.

Pak ditë më parë, këngëtari tregoi se ai dhe Turner do të martohen në verë.


TË NGJASHME