HomeShowbiz

Aktorja e njohur martohet në kohë karantine, ceremonia e dasmës ndiqet online

Nëse do mbahet mend diçka nga karantina e sigurtë që do jenë dasmat. Ceremonitë tashmë po zhvillohen vetëm me çiftin, me maska në fytyrë dhe personin që do i celebrojë. Ndryshe nga ajo që është bërë më parë.

 E tillë ishte dhe dasma e aktores turke Didem Balçin e cila vendosi që gjatë kësaj kohe të kurorëzojë dashurinë e saj me martesë.

Aktorja që njihet me rolin e Selxhan në serialin “Osman” dhe partneri i saj avokat, Can Aydin janë martuar së fundi në një ceremoni private ku kanë qenë të pranishëm vetëm prindërit dhe dëshmitarët e çiftit.

Çifti ka respektuar të gjitha masat mbrojtëse të pandemisë, duke vendosur maska dhe një numër të reduktuar të ftuarish.

Një tjetër detaj interesant nga kjo dasmë ishte se të afërmit e tjerë e kanë ndjekur ceremoninë martesore online.


TË NGJASHME