HomeShowbiz

Aktorja Emma Stone flet mbi luftën e saj me ankthin

Të dhënat historike-bashkëkohore kanë provuar se njerëzit e Show Bizz-it kanë beteja të vazhdueshme me fenomene psikike të tilla si ankthi. Një ndër ta, është edhe aktorja amerikane Emma Stone. Megjithatë, nisur nga rasti i protagonistes së La La Land, shkaku për krizat e saj të ankthit nuk është fama.

Emma Stone ishte vetëm shtatë vjeç, kur pati sulmin e parë të panikut.

“Isha në shtëpinë e një miku kur papritmas isha plotësisht e bindur se shtëpia kishte marrë flakë dhe po digjej,”– i shprehu aktorja doktor Harold Koplewicz nga Child Mind Institute. “Ishte panik, por sigurisht që nuk e dija këtë dhe kështu vazhdoi për dy vitet e ardhshme.”

Fituesja e Emmy tha se një terapi specifike e kryer disa vite pas krizës së pare, e ka ndihmuar për të menaxhuar ankthin, por pranoi se ende vazhdon të luftojë.

“Isha në panik këtë mëngjes,”-tha ajo, ndërsa qeshi.

Stone, e cila kohët e fundit luajti në filmin “Maniac” të Netflix, u shreh për herë të parë rreth ankthit të saj me miken Jennifer Lawrence.

Aktorja i deklaroi presidentit të Institutit të Fëmijëve, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për të ndihmuar fëmijët dhe familjet që vuajnë nga çrregullimet e shëndetit mendor, se motivimi i saj për të folur në detaje rreth përpjekjes së saj për të luftuar ankthin ka lindur nga dëshira për të ndihmuar të tjerët.


TË NGJASHME