HomeShowbiz

Aktorja Neslihan Atagul heq dorë nga aktrimi? Zbulohet projekti i ri i saj

U bë kohë që aktorja turke Neslihan Atagul nuk është shfaqur në asnjë film aspo serial të ri. Arsyeja duket se është se ajo ka hequr dorë nga aktrimi.
Duke qënë se Neslihan është në karantinë dhe nuk po merret me asnjë projekt kinematografik ka vendosur që të merret me biznes.

Ajo do të publikojë një revistë online me titull “Hadsiz” e cila do të ketë të përfshirë në të tema të ndryshme, intervista dhe të ftuar të rëndësishëm.
Ky projekt do të publikohet në datën 1 qershor në Instagramin e Neslihan, mirëpo detaje të tjera në lidhje me këtë projekt nuk janë bërë publike.

Nuk dihet nëse Neslihan do të vazhdojë të merret edhe me aktrimin pasi pritet që revista ti marrë goxha kohë.


TË NGJASHME