HomeShowbiz

Aktorja pranon për herë të parë ndarjen

Mëngjesin e sotëm, Rudina Dembacaj ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake up”. Në një intervistë për Orin dhe Islin ajo ka treguar për herë të parë se çfarë fshihet pas lajmeve të ndarjes.

Aktorja ka pranuar se është drejt divorcit dhe padia është ngritur që në muajin qershor.

“Kemi hapur një padi që në qershor. Po është e vërtetë dhe ne jemi në proces divorci. Unë dhe Aleksi kemi një mrekulli që quhet Viktoria, por është e vërtetë që po divorcohemi”, është shprehur Rudina.

Lajmi i ndarjes së aktores ka disa muaj që qarkullon në media megjithatë, Rudina sot e ka ndjerë të nevojshme për ta bërë publike. Ajo dhe Aleks po ndahen pas gati tre vitesh martesë.


TË NGJASHME