HomeShowbiz

Xhirohet filmi për jetën e Meghan Markle dhe Princ Harry

Shumë shpejt pritet që të publikohet filmi i ri, i cili dëshmon vitin e parë të martesës së Dukës dhe Dukeshës së Sussex, “Harry & Meghan: Becoming Royal”.

Dhe në film rolin e Meghan Markle e ka marrë Tiffany Smith, të cilën nëse e shikoni fillimisht mund të mendoni se nuk i ngjan aspak Dukeshës.

Image result for Tiffany Smith

Por tashmë është publikuar një foto e shkëputur nga filmi, ku Tiffany shfaqet si Meghan në ditën e saj të dasmës.

Dhe ja si duket:

Ajo ka një ngjashmëri të habitshme me Meghan, kjo falë makijazhit dhe veshjes.

Me flokët e kapur, kurorën dhe fustanin e hapur në pjesën e shpatullave, Tiffany na kujton ditën kur ish-aktorja u kurorëzua më 19 maj të 2018-s.

Filmi zbulon disa sfida dhe të pathëna me të cilat është përballur çifti gjatë 12 muajve, si dhe momentin kyç të njoftimit të lajmit lidhur me shtatzëninë e Meghan.

Ndërkohë Princi Harry do të luhet nga aktori britanik Charlie Field.

Premiera e filmit të ri do të publikohet më 27 maj dhe do të prekë marrëdhënien e tensionuar mes Dukeshës dhe babait të saj Thomas Markle.


TË NGJASHME