HomeShowbiz

Aktorja shqiptare nënë për herë të parë

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, është bërë nënë për herë të parë, pasi solli në jetë djalin e saj Philip.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram ku tregon bashkëshortin e saj Peter Palandijan duke e mbajtur vogëlushin në duar, në një pozë të inspiruar nga filmi i animuar The Lion King.

“A mund ta ndjesh dashurinë Philip ‘Bourne’. Faleminderit për gjithë dashurinë”, ka shkruar Dushku në postimin e saj.

Ky është fëmija i parë për Elizën, mirëpo i pesti për Peter i cili është bërë baba na një martesë e mëhershme.

Eliza tregoi se po priste fëmijë në muajin shkurt, duke debutuar m barkun e fryrë në në tapetin e kuq, në premierën e dokumentarit të saj Mapplethorpe


TË NGJASHME