HomePolitikë

Aktualiteti politik, Rama mbledh Kryesinë e PS-së

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur Kryesinë e PS-së për të diskutuar një rend të gjerë pikash. Mbledhja ka filluar në orën 09.00 të mengjesit të sotëm, ku mësohet se çështje kryesore diskutimi është situata politike në vend. Mësohet se PS do të vazhdojë të ofrojë dialog për opozitën, por nuk do të pranojë kurrsesi të ndryshohet data e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, datë e dekretuar nga presidenti Ilir Meta.

Një tjetër çështje që do të diskutohet është rendi i ditës së Kongresit, i cili është planifikuar të mbahet më 23 mars, ku mendohet se do të prezantohen vetëm disa prej kandidatëve, por jo lista e plotë, e cila mund të mos prezantohet për shkak të situatës politike.

Ndër të tjera sot pritet të diskutohet edhe për organizimet elektorale të PS-së, të cilat do të raportohen në vijim nga sekretarët dhe drejtuesit politikë të qarqeve.


TË NGJASHME