HomeShëndeti

AKU mbyll aktivitetin në Librazhd, tregtonte mish me vulë fallco

AKU ka evidentuar një subjekt i cili tregtonte mish pa vulë dhe certifikatë veterinare.

Konkretisht, trupa inspektuese e DRAKU, Elbasan gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin “Florian Roci” me aktivitet specifik “Tregtim mishi” konstatoi 71 kg mish i cili kishte prejardhje nga kafshë të paregjistruara, të paidentifikuara, si dhe pa iu nënshtruar asnjë kontrolli të domosdoshëm veterinar para dhe pas therjes.

Për të tejkaluar kontrollet e mundshme të AKU-së, ky subjekt kishte falsifikuar vulën veterinare. Nga verifikimet e kryera u konfirmua falsifikimi i vulës, konturet e të cilës nuk kishin asnjë element të vlefshëm dallues.

Për sa më sipër ndaj subjektit u mor masë administrative gjobë 200.000 lekë, bllokim i menjëhershëm i aktivitetit si dhe konfiskim i 71 kg mish deri në asgjësim. Gjithashtu u denoncua në organet ligj zbatuese për veprën penale të falsifikimit si dhe tregtimit të produkteve ushqimore të rrezikshme/balkanweb.com

 


TË NGJASHME