HomeShowbiz

Akùza dhe sharje/ Ndodh e papritura me Xhenin në Përputhen

Një ditë pas debatit të ashpër mes konkurrenteve të Përputhen asgjë nuk është mbyllur. Në puntatën e së mërkurës Eda akùzoi Xhenin se nuk ishte ajo që hiqej, teksa shtoi se dinte shumë gjëra të këqija për të. Mes vajzave pati ofendime të shumta që e detyruan Ori Nebiaj të mbyllte programin parakohe.

Ndërsa dje Xheni nuk është paraqitur në program. Moderatorja Ori Nebiaj u shopreh se Xheni ishte e pranishme, por një minutë para se të nisnin xhirimet mori një telefonatë dhe u largua. Sjellja e saj është e papranueshme, thekson Ori dhe opinionisti Arjan  Konomi.

Në mbyllje të programit u shfaqën disa momente ku Xheni dëgjohet duke thënë:
“Eda ka qenë shoqja e motrës time. Nuk kam inate me të, por nuk e di se çfarë ka ajo me mua.”

Kjo shton dyshimet që vajzat kanë një histori nga jashtë dhe se ajo që pamë në program nuk ishte e rastësishme.

Sakaq, Eda theksoi edhe dje që nuk ndihet aspak e penduar  dhe se iu qëndron akùzave për Xhenin.


TË NGJASHME