HomeShowbiz

Akuza ndaj Zonjës së Parë të Amerikës. Njerëzit mendojnë se po përdor një sozi në daljet publike

Zonja e parë e Amerikës Melania Trump është vënë shpesh në shënjestër të akuzave nga më të ndryshmet. Këtë herë ajo akuzohet për klonim. Rrjetet sociale janë mbushur me hashtagun #FakeMelania, pasi shumë njerëz mendojnë se Zonja e Parë gjatë një vizite të saj në Alabama ku tornado vrau 23 persona, përdori një sozi për ta zëvendësuar atë.

Dyshime të tilla kanë nisur pasi shumë njerëzve gjatësia e saj, prerja e flokëve iu është dukur ndryshe nga më parë.

Por Melania nuk është e para dhe e vetmja për të cilin dalin teori të tilla. Pre e këtyre teorive kanë rënë edhe të famshme të tjera si Taylor Swift, por edhe Hillay Clinton.


TË NGJASHME